Emrat e delegatëve/ Dega 11 e PD në Tiranë njeh legjitim Kuvendin e 11 dhjetorit

271
Sigal

Pas degës 6 të PD në Tiranë, edhe Kryesia e degës 11 ka publikuar emrat e anëtarëve që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor.

Vendimi është marrë me mbi 2/3 e votave të anëtarëve të kësaj dege.

Po ashtu në këtë degë kanë firmosur 88 delegatë nga 116.

Delegatët kanë vendosur që të shpallin publikisht mbështetjen e tyre për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga anëtarësia e PD-së.

Ata kanë publikuar edhe emrat duke shprehur hapur mbështetjen për ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor, ditën e themelimit të Partisë Demokratike.

Image

Image

Image