Jep dorëheqjen kryeministrja në Suedi, u emërua në atë post pak orë më parë/ Zbulohet arsyeja

132
Sigal

Vetëm disa orë pasi u emërua si kryeministre e Suedisë, Magdalena Andersson dha dorëheqjen këtë të mërkurë.

Pasi pësoi një humbje numrash në parlament dhe partneri i koalicionit të Gjelbrit u largua nga qeveria e pakicës dypartiake, kryeministrja dha dorëheqjen.

“Për mua, ka të bëjë me respektin, por gjithashtu nuk dua të drejtoj një qeveri ku mund të ketë arsye për të vënë në dyshim legjitimitetin e saj”, tha Andersson në një konferencë shtypi.

Andersson ka informuar kryetarin e parlamentit Anderas Norlen se ajo është ende e interesuar të udhëheqë një qeveri njëpartiake socialdemokrate.

Ajo tha se “një qeveri koalicioni duhet të japë dorëheqjen nëse një parti zgjedh të largohet nga qeveria. Pavarësisht se situata parlamentare është e pandryshuar, ajo duhet të gjykohet përsëri.”