Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, ngushëllon për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut

2
Sigal

Nëpërmjet një mesazhi drejtuar krerëve të besimit katolik dhe gjithë besimtarëve, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Ndër të tjera, në këtë mesazh, Dede Edmond Brahimaj thekson: “Me hidhërim të thellë morëm lajmin e kalimit nga jeta të Papa Françeskut – një prijës i madh shpirtëror dhe zë i paqes, drejtësisë dhe dashurisë. Me shumë vlerësim përkujtoj takimin tonë të fundit më 16 janar 2025 në Vatikan, ku Ai na priti me përzemërsi e dashamirësi, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës. Ngushëllimet më të thella shkojnë për gjithë klerin dhe besimtarët katolikë në mbarë botën. Shpirti i Tij u prehtë në paqe! Amin!”

Papa Françesku, emri i lindjes Jorge Mario Bergoglio, ishte Papa i parë nga kontinenti amerikan dhe vinte nga Argjentina. Jezuit dhe kryepeshkop i Buenos Aires-it dhe njihej për thjeshtësinë, përulësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve në nevojë. Ai mbeti një figurë frymëzuese për miliona njerëz, përmes mesazheve të tij të mëshirës dhe drejtësisë shoqërore.