Kryebashkiaku Veliaj: Do e transformojmë në park lokal Liqenin e Prushit, po i afrohemi mbjelljes së një milion pemëve në Tiranë

134
Sigal

Pas Liqenit të Tiranës dhe atij të Farkës, Bashkia e Tiranës vijon mbjelljen masive të pemëve në Liqenin e Prushit. Duke shfrytëzuar Ditën Ndërkombëtare të Maleve, nxënës të shkollave “Bedri Llagami” dhe “Asim Vokshi”, si dhe punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, mbollën 360 pemë në këtë park. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili mori pjesë në aksionin për mbjelljen masive të pemëve,- tha se ky është një mesazh për të gjithë ata që kanë dëmtuar pyllëzimin. Kur mendon si janë prerë pemët në shumë prej pyjeve tona, ky është një moment për reflektim. Sa mirë që kemi një brez që e ka kuptuar se nuk është e rëndësishme të jesh mirë vetë, për sa kohë nuk je në paqe me natyrën. Sot, më shumë se 360 pemë, janë 360 leksione për çunat dhe gocat e Tiranës që vjen, që është një Tiranë shumë më e mirë se ajo që gjetëm. Aseti numër një i qytetit tonë janë njerëzit: njerëz më të mirë, e bëjnë një qytet më të mirë. Jam shumë krenar sot për nxënësit e shkollave “Bedri Llagami” në Vaqarr, dhe “Asim Vokshit”. Po japin një model fantastik,”- u shpreh ai. Kreu i Bashkisë shtoi se kjo stinë do mbyllet me një milionë pemë të mbjella në Tiranë, duke vijuar me objektivin për vitin 2030, me dy milionë pemë.