Vijon dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve në mbarë vendin

485
Vijon masivisht dorëzimi vullnetar i armëve dhe municioneve luftarake. Gjatë 24 orëve të fundit janë dorëzuar në të gjithë vendin 38 armë zjarri, 19.870 fishekë, 49 granata, 40 ndezëse, 300 kapsolla elektrike si dhe 3 kallëpe me lëndë plasëse.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me komunitetin do të vijojë përmbushjen e nismës “Shqipëria pa armë”, për grumbullimin e armëve dhe municioneve në të gjithë vendin.
Ndërkohë që afati përfundimtar i dorëzimit vullnetar të armëve është 30 prilli.
Konkretisht në qarqet:
QARKU DURRËS Dorëzohen në Komisariatin e Policisë Durrës 4 armë zjarri dhe 600 fishekë.
QARKU GJIROKASTËR
Janë dorëzuar 5 armë zjarri dhe 6100 fishekë, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Gjirokastër 1 armë zjarri dhe 5380 fishekë. Në Komisariatin e Policisë Përmet janë dorëzuar 4 armë zjarri dhe 720 fishekë.
QARKU FIER
Dorëzohen nga qytetarët 9 armë zjarri, 590 fishekë, 24 granata dhe 40 ndezës, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Fier, 6 armë zjarri, 500 fishekë, 24 granata dhe 40 ndezës. Në Komisariatin e Policisë Lushnje 1 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Patos 1 armë zjarri. Në Komisariatin e Policisë Mallakastër 1 armë zjarri dhe 90 fishekë.
QARKU BERAT
Dorëzohen nga qytetarët 3 armë zjarri, 2210 fishekë, 5 granata ofensive dhe 300 kapsolla elektrike, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Kuçovë 1 armë zjarri, 50 copë fishekë. Në Komisariatin e Policisë Berat 2 armë zjarri, 2160 copë fishekë, 300 kapsolla elektrike.
QARKU ELBASAN
Dorëzohen 4 armë zjarri, 4970 fishekë dhe 3 kallëpe lëndë plasëse, konkretisht: Në Komisariatin e Policisë Elbasan 1 armë zjarri dhe 100 copë fishekë, në Komisariatin e Policisë Librazhd 1 armë zjarri, në Komisariatin e Policisë Gramsh 1 armë zjarri e 4200 copë fishekë, në Komisariatin e Policisë Peqin 1 armë zjarri, 670 fishekë dhe 3 kallëpe lëndë plasëse.
QARKU DIBËR
Dorëzohen nga banorët e Njësisë Administrative Komsi, Rukaj, Lis, Burrel e Klos, 13 armë zjarri ndër to 1 mitraloz, 5400 fishekë si dhe 20 granata.
Sigal