Krimi dhe vrasjet sundojnë vendin/ Sirianët transportohen si sardele në bagazhin e makinës. Aksidentet, në 1 muaj humbasin jetën 25 veta

293
Sigal

 

Ditën e djeshme një automjet 5 vendësh  u  ndodhën plot 12 persona, 11 emigrantë sirianë dhe drejtuesi i mjetit. Nuk dihet se si ato janë akomoduar në mjetin, që po ndiqej nga policia. Shpeshherë raportohet transporti i klandestinëve të paligjshëm që hyn dhe dalin nga Shqipëria me metoda nga më të ndryshmet. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit në rrugën Elbasan-Librazhd.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë shihet se si një makinë tip volkswagen kthen befas në anë të rrugës dhe nga ajo dalin jo 4 apo 5 persona, por plot 12 vetë. Duke e pabesueshme se ku kishin qëndruar 12 personat në një makinë aq të vogël.

Pasi makina me emigrantë zbrazet, shihet se në autostradë kalon policia që po i ndiqte. Makina niset sërish për rrugë, por sipas burimeve zyrtare të policisë, shoferi është kapur disa metra më larg dhe ndaj tij është ngritur akuza e transportimit të paligjshëm të emigrantëve.