Krim i përsëritur/ Lëndët toksike do të kthehen në Durrës, Shehu: Janë mbetje të depozituara në Shqipëri me skema mafioze

Kontejnerët e nisur nga porti i Durrësit me destinacion Tajlandën, që dyshohet se janë të mbushur me mbetje të rrezikshme, do të kthehen sërish në Shqipëri.

“Bloomberg” raporton se për shkak të denoncimeve të bëra nga organizata ndërkombëtare të mbrojtjes së mjedisit, kompania Maersk ka vendosur të kthejë dy anijet që mendohet se janë të ngarkuara me rreth 800 tonë mbetje industriale nga Shqipëria.

Sigal

Anija e parë “A.P” Moller” që transporton 40 kontejnerë me mbetje pritet të mbërrijë të enjten në Singapor dhe sipas “MSC Mediterranean Shipping Company” do të kthehet sërish në Itali, dhe prej atje në Durrës. Ndërkohë anija tjetër me 60 kontejnerë pritet të mbërrijë në Singapor në fund të muajit gusht dhe po ashtu do të kthehet mbrapsht për në Shqipëri.

Deputeti i PD, Tritan Shehu u ndal edhe në skandalin e radhës të mbetjeve toksike, të cilat dyshohet të kenë kaluar në Portin e Durrësit, që për ligjvënësin është e pamundur që institucionet tona të mos kenë pasur dijeni.‘Kërkohet të mbyllet dhe të mos ketë atë dimension kjo ngjarje e rëndë kriminale, mbetjet në Portin e Durrësit. Dalin nga porti e askush nuk tregon se nga erdhën, ku hynë nga shkojnë. Ka një heshtje në opinion të agresivitetit të ngjarjes. Vihen në lëvizje të gjitha autoritetet ndërkombëtare, dhe te ne askush nuk ndihet askush. Aty duhet të ishte prokuroria, policia ministria e transportit, janë 100 kontejnerë. Sa është paguar për këto mbetje, nga kanë ardhur? Janë mbetje të depozituara në Shqipëri, është organzatë mafiozë ndërkombëtare, krim i përsëritur, shumë i organizuar. Shqipëria është pjesë e kësaj mafie ndërkombëtare. E pamundur të ndodhë një gjë e tillë pa pasur dijeni. Krim i rëndë që duhet të tërheqë vëmendjen për degradimin e shtetit’.