‘Cikloni nuk do të prekë Shqipërinë, priten shtrëngata e përmbytje, dëborë në veri’

765
Sinoptikaja e njohur Tanja Porja ka deklaruar për mediat se cikloni që do të perfshijë një zonë të mesdheut nuk do të preke Shqipërinë. Ndërkhë sinoptikajnja tanja Porja ka deklaruar për neës 24 se reshjet do të jenë prezente deri diten e martë.
Sot priten reshje në të gjitha qarqet. Në shumicën e qarqeve reshjet do të jenë të dobëta deri lokalisht mesatare, përjashtuar qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë dhe Durrës, ku ato pritet të jenë mesatare, lokalisht deri intensive. Në disa qarqe do të ketë edhe shtrëngata.
Reshje dëbore në zonat malore, në Veri do të zbresin deri në 400 m, ndërsa në Jug deri në 900 m mbi nivelin e detit. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 18° C, në vendet e ulëta: 6 / 17° C, në vendet malore: -3 / 12° C.
Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të jenë larta për shkak të prurjeve nga liqeni i Shkodrës dhe lumi Drin në drejtim të lumit Buna. IGJEUM thotë se për arsye të rrezikut nga përmbytja, është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Në pjesën tjetër të territorit parashikohet prurje te larta në pjesët fushore të lumenjve.
Sigal