Benet Beci qejfli për mikrofona dhe ekrane led ëall, blen 41 milionë lekë pajisje skene

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci kujdeset që në festa dhe në daljet në podiume të ketë pajisje shumë të mira që zëri dhe figura të jenë cilësore. Përveç propagandës që është detyrim, duket se kryetari është pak merakli për këto sende.

Tenderi i fundit ka si objekt “Shërbim foni, led ëall skenë dhe ndriçim”.

NOA

Pra, do të blihen pajisje për skenën, për monitorimin e kamerave, kamera, mikrofona, ekrane për skenë dhe sigurisht drita për ndriçim me cilësi të mirë, theksohet në dokument.

Dhe për këto blerje luksi, Beci do të marrë nga taksat e shkodranëve 41 milionë lekë. Por, sikur të mos mjaftonte shpenzimi i tepruar,  tenderi është zhvilluar me shkelje ligjore sipas gijotina.

Gjatë këtij prokurimi është dorëzuar ofertë vetëm nga firma “Piano-Bisha” sh.p.k, me vlerë 35 milionë lekë. Procedura duhej të ishte anuluar dhe të bëhej një tender i ri për të marrë oferta konkurruese. Ndërsa në datën 26 korrik 2024 ka qenë afati i fundit i dorëzimit të ofertave.

Sigurisht që Beci nuk mund të lërë koncertet dhe mitingjet pas dore, prandaj ka vazhduar procedurat për zhvillimin e garës në atë ditë. Në fakt, kishte vetëm një pjesëmarrës, por ka vazhduar prokurimi me nxitim. Edhe pse deri më datë 8 gusht 2024, kryetari e mbajti kontratën në sirtar, u mësua më vonë se “Piano-Bisha” sh.p.k, ishte shpallur fituese.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është vlerësim për riskun e korrupsionit. Ndërkohë, ju kujtojmë se përgatitja e eventeve është një hobi i Becit, sidomos me lekët e shtetit. Edhe kur ishte ne krye të KESH, Beci shpenzonte miliona lekë për festa.

Një rast abuzimi që lidhet me këtë temë është vitin 2020, kur si Drejtor i Koorporatës Energjetike Shqiptare, Beci shpenzoi 100 mijë euro për imazhin dhe eventet e institucionit.

Në dokumente shkruhej se vlera e fondit limit ka qenë rreth 140 milionë lekë, ku firma fituese duhet t’i rriste imazhin KESH-it për një periudhë 24 mujore. Epo, në atë periudhë ne pamë vetëm rritje të borxhit të kompanisë, nuk pamë ndonjë rritje imazhi, apo diçka të ngjashme. Kështu, po ndodh edhe me bashkinë Shkodër.