KQZ publikon shifrat përfundimtare të qytetarëve që votuan

726
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat përfundimtare të qytetarëve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e sotme lokale.

Sipas KQZ-së, janë 21.6% (771.893 votues) të të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, që kanë votuar në gjithë Shqipërinë.

KQZ njofton se në 7 qendra votimi nuk janë zhvilluar fare votimet. Ndërkohë pritet të nisë numërimi i votave.

Kujtojmë që qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 19:00.