Rezultatet/ Bashkitë ku votimi u bojkotua

748
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike rezultatet e votimit të 30 qershorit në 61 bashkitë e vendit. 21.6% është pjesëmarrja në rang vendi, sipas KQZ-së.

Sa i përket bashkive, në disa prej tyre ka patur një pjesëmarrje shumë të ulët saqë mund të flitet edhe për bojkot.

Pjesëmarrja më e ulët është regjistruar në bashkinë e Lezhës, ku në votime morën pjesë vetëm 8.93% e qytetarëve.

Dy bashkitë e tjera me pjesëmarrjen më të ulët janë ato të Memaliajt dhe Shkodrës, me nga 9.01% dhe 9.67%.

Pjesëmarrje të ulët ka patur edhe në bashkitë e Kamzës, Dropullit, Finiqit, Kavajës dhe Durrësit.

Në bashkinë e Tiranës pjesëmarrja ka qenë në 25.86%.