Koronavirusi/Zgjerohet harta, vazhdon ‘shpërthimi’ në Krujë, rikthehet Tirana

319
Sigal

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një 71-vjeçar nga Durrësi, i prekur me Covid-19, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, duke e çuar në 27 numrin e personave të vdekur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja.

Zonat më të prekura janë Tirana dhe Shkodra, ndërsa gjatë ditëve të fundit është zgjaruar vatra e Krujës dhe Laçit me më shumë se 50 të prekur së bashku.

Numri total i të shëruarve ka shkuar në 356. Prej një jave, numri i të shëruarve ka kaluar atë të të sëmurëve. Aktualisht në Shqipëri numërohen 251 të prekur aktivë me koronavirus.

Rezulton se Berati, Lezha, Mirdita, Rrogozhina dhe Tropoja janë zona ku të gjithë të prekurit deri tani, janë aktualisht të shëruar.

Raste të reja sot:
-Krujë, 18 raste
-Tiranë, 3 raste
-Elbasan, 2 raste
-Kurbin, 1 rast
-Shkodër, 1 rast

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar, 4 nga të cilët janë në terapi intensive. Ndërkohë, në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar, ku 4 janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

Raste totale me koronavirus në Shqipëri:

– Tiranë 256 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 100 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 58 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 raste
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 28 raste.