Koronavirusi/ Tronditet Spanja, ndahet nga jeta Princesha Maria Teresa

119

Oborri mbetëror i Spanjës është tronditur ditën e sotme, pasi Princesha Maria Teresa ka ndërruar jetë pas konfirmimit të saj si e prekur nga koronavirusi.

Lajmi bëhet me dije nga The Sun, e cila shkruan se Princesha ka vdekur në moshën 86-vjeçare. Lajmi për vdekje është dhënë nga vëllai i saj i vogël, Princi Sixtus Henry i Bourbon-Parmas.

Kush është Princesha Maria Teresa?

Ajo lindi në Paris, Francë në 28 korrik 1933 nga prindërit, Princi Xavier dhe Madeleine de Bourbon, të cilët kishin gjithsej gjashtë fëmijë. Mbretërorët janë anëtarë të Shtëpisë Bourbon-Parma e cila është një degë kadetare e familjes mbretërore spanjolle, e prejardhur nga dinastia franceze Capetiane.

Në rang global janë shënuar 637,753 të infektuar, 29879 të vdekur dhe 139,540 të tjerë janë shëruar totalisht. Italia është më e prekura me mbi 10 mijë viktima, e dyta është Spanja ku bilanci i viktimave ka shkuar në 5802, ndërsa Kina tashmë ka nisur të dalë nga kjo gjendje e vështirë, dhe janë vetëm 3295 të vdekur.