Mjeku i Shërbimit Infektiv, Tritan Kalo: Qëndroni në shtëpi, jeta juaj është më e vlefshme

327
Sigal

Tritan Kalo, mjeku i Shërbimit Infektiv, ka përsëritur edhe njëherë thirrjen drejtuar qytetarëve që të dëgjojnë këshillat e mjekëve në këto ditë të vështira dhe të mos dalin nga shtëpia pa ndonjë arsye madhore.

Sipas tij, shumë njerëz janë në vështirësi ekonomike, por jetë e tyre është me e vlefshme. Ai nuk harroi të falenderonte dhe Policinë e Shtetit që iu është gjendur pranë.

“Bashkëqytetarë, ju lutem, ju lutem vijani veshin këshillave tona.Mos dilni në asnjë mënyrë nga shtëpitë tuaja pa ndonjë arsye madhore për shëndetin. E dimë që shumë prej jush janë në vështirësi ekonomike, por jeta e juaj është më e vlefshme se gjithçka. Kjo ëndërr e keqe me emrin Covid-19 një ditë do të kalojë, por jetët tuaja të paçmim askush nuk mundet t’ua rikthejë. Kurrë nuk mundet të harrohet në këto ditë edhe kontributi i Policisë së Shtetit, të cilët po sakrifikojnë jo pak për të ruajtur rendin rreth ngrehinës së Covid-1, sikundër konvencionalisht njihet tashmë, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive. Së bashku ne do t’ia dalim mbanë me siguri, ndaj ju lutem, Na dëgjoni dhe mbi të gjitha mos ngurroni të dëgjoni zërin e Ndërgjegjes suaj!!!!”, shkruan Tritan Kalo.