Pas Turqisë, lëkundje tërmeti edhe në Greqi. Ja magnituda dhe ku ishte epiqendra

107
Sigal

Një tërmet me magnitudë 4.2 ka goditur Greqinë ditën e sotme, konkretisht në Sithonia në Halkidiki.

Mediat, duke cituar autoritetet vendase bëjnë me dije se epiqendra e saktë e tërmetit ka qenë 12 kilometra në jugperëndim të Ormylia Halkidiki.

Kujtojmë se Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm ditën e djeshme në kufi me Sirinë, ndërkohë që deri tani numri i viktimave ka kaluar më shumë se 5 mijë.