Koronavirusi, specialistët japin këshillat: Ndiqni mjekët jo rrjetet sociale

103

Mjeku i njohur infeksionist, njëkohësisht shefi i Departamentit të Shërbimit Infektiv në Fakultetin e Mjekësisë rekomandon se si mund të mbrohemi në mënyrë individuale nga koronavirusi.

Por rekomandimi i parë është jo panik! Profesor Harxhi thekson higjienën personale si masë tepër të rëndësishme.

Por kujdes, në këtë periudhë është mirë që pavarësisht dashurisë për njëri-tjetrin të mos takohemi me të puthur. Profesor Harxhi rekomandon që të mos kemi kontakt me kafshët edhe pse nuk është provuar transmetimi i virusit prej tyre. Ndërkohë që dhe një ushqim i shëndetshëm, i pasur me vitaminë C dhe jo vetëm do të ishte një masë e shtuar .

I pyetur në lidhje me rendjen e qytetarëve për maska duke i boshatisur ato, Harxhi thekson se maskat nuk mbrojnë.

Në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus, por edhe pse pritet të kemi, duhet të ndjekim vetëm profesionistë të shëndetit dhe jo rrjetet sociale apo ata që përhapin panik.