VIDEO/ Rama: Kush merret me koronavirusin mbron krimovirusin antikushtetues

357
Sigal

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama përmes një deklarate për shtyp i ka bërë thirrje SPAK që të hetojë keqbërësit e Reformës në Drejtësi, ata që ai i quan keqbërës në KED dhe Ministrinë e Drejtësisë.

”Organet e zbatimit të ligjit, SPAK duhet të ndërhyjë menjëherë sipas kodit të procedurës penale për të ndaluar veprimin e keqbërësve kudo që gjenden në KED apo Ministrinë e Drejtësisë, në kuvend apo në qeveri në mënyrë që duke vepruar me forcën e ligjit të parandalojnë thellimin e mëtejshëm dhe të zbardhen të vërtetat e puçit kushtetues në përpjekje për të dhunuar kushtetutën dhe rrëzuar republikën”.

Nga ana tjetër, Rama tha se data 2 Mars është data që ndan shqiptarët që nderojë Kushtetutën përballë horrave, të çetës që duan të kapin Reformën në Drejtësi.

”2 marsi është data që ndan shqiptarët që duan Atdheun përballë horrave që duke shkelur ligjin mendojnë të kapin edhe gjykatën kushtetuese. 2 marsi është apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkë jo përkrah Ilir Metës, por për të qenë bashkë në anën e kushtetutës dhe për të mbrojtur legjitimitetin dhe për të kthyer integritetin”.