Koronavirusi në Shqipëri/ Mjeku: Një muaj vetëizolim nëse nga ky moment nuk kemi të infektuar të ri

456
Sigal

Mjeku neurokirurg Erion Musabelliu, përmes një lidhje me skype nga Toronto për “Ora News”, tha se nëse Shqipëria nga sot nuk do të shënonte asnjë rast të ri të infektuar me COVID 19 do të na duheshin edhe dy javë vetëizolim.

“Është fakt shkencor. Në nga ky moment që flasim çdokush prej atyre që na ndjek është i vetëizoluar dhe nga nesër nuk paraqitet asnjë rast i infektuar përjashto pacientët që janë në respiracion të drejtuar. Secili nga ato pacientë që nuk është në respiracion të drejtuar sot nën kontrollin e mjekëve në Shqipëri nëse gjendja e tyre nuk përkeqësohet, secilit prej tyre do ti duhet minimumi dy javë brenda konsideratës klinike për tu shëruar, atëherë ne na duhen edhe dy javë të tjera. Pra një muaj vetëizolim nëse nga ky moment nuk kemi të infektuar të ri. Por unë shoh që rastet shtohen çdo ditë dhe kjo e bën më shqetësuese situatën”.