Koronavirusi në Itali/ Shënohen 345 viktima në 24 orë, rritet edhe numri i personave në gjendje kritike

173

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus dhe rezulton se numri i viktimave ka shkuar në 2503, që do të thotë janë 345 viktima në 24 orët e fundit.

Rastet janë shtuar me 2989 duke e çuar në rreth 26062 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 192 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2941.

Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 7893.

2060 janë në gjendje kritike në Itali.