Koronavirusi/ Mjeku Tritan Kalo: Mos përdorni antibiotikë kundër infektimit

371
Sigal

Nga Tritan Kalo 

‘Vetëm 1 në 6 persona të prekur nga Sars-Cov2, shkaktari i Covid-19 kanë shenja të evidentueshme klinike, çka e bën të nevojshme një konsultë mjeksore.

Vetëizolimi, distancimi social, higjiena vetjake dhe kolektive, ajrimi i mjedisit ku jetojmë, ushqimi sa më i variueshëm dhe rehidrimi i mjaftë, janë treguar mëse të efektshme në raste të tilla, si në ndërprerjen e transmetimit po ashtu edhe në vetëshërimin e rasteve jo simptomatike ose me siptoma minimale.

Vetëm një pjesë e tyre mundet të marin mjekim ose të adresohen për asistencë spitalore.

Skema e këtij mjekimi nuk është standarte, në mungesë të një mjekimi specifik anti-Covid19. Në ndihmë ne na vinë eksperiencat praktike të mjekëve në Kinë, Kore, Iran, Itali, Spanjë, Gjermani, SHBA, Angli e gjetkë, por edhe ato të gjykuara e të modifikuara rast pas rasti.

Antibiotikët/Antibakterialët nuk janë karamele që po përdoren në shumicë ambulatorisht si dhe të kombinuara jo si duhet.

Janë antibakterialë dhe jo anti viralë. Të mos harrojmë se ANTI-BIOS = Kundër Jetës.

Nga bisedat me kolegë e të sëmurë kam mbërritur këto ditë në përfundimin se, tashmë janë shpalosur plotësisht shumica e efekteve anësore të këtyre produkteve farmaceutike. Nëse nuk janë të domosdoshme përse po përshkruhen ato?

Me durim dhe besim reciprok ne së bashku do tia dalim mbanë!”