Koronavirusi/ Bino: Këto janë qytetet më të rrezikuara, asnjë problem në zonat e gjelbra

342
Sigal

Në një takim virtual me Komitetin e Ekspertëve për koronavirusin të organizuar nga kryeministri Rama, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino u shpreh se dy zonat më problematike janë Tirana dhe Kruja.

Sipas saj, deri më tani zonat e shpallur si të gjelbra nuk kanë shfaqur probleme sa i përket infeksionit duke mos shënuar asnjë rast.

“Aktualisht kemi dy qytete ku kemi transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja. Qytetet në zonat e gjelbra janë pa raste, do të vazhdojmë rritje të testimeve për të parë ku jemi deri tani”, tha Bino duke theksuar se janë trefishuar testimet.

“Kemi trefishuar numrin e testimeve, kemi një indikator që tregon 5 % pozitivitet. Dje kishim 3 % pozitivistet, është një indikacion që duhet ta ruajmë. Ne po përdorim metodika të reja me gjetjen e rasteve aktive të reja. Kemi përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontakteve, duke e ritrajnuar personelin por edhe mjeket e familjes”, sqaroi Bino.

Ndërkohë, në fjalën hyrëse kryeministri Rama tha se është duke prezantuar Komitetin e Ekspertëve pas kritikave se i merrte vetë vendimet për koronavirusin.