Korçë/ Tentoi të rrëmbejë 4-vjeçaren, jepet vendimi për 18-vjeçarin

335

Sigal

Në Korçë është zhvilluar sot seanca gjyqësore për 18-vjeçarin, i cili tentoi të rrëmbejë një 4-vjeçare tre ditë më parë.

Gjykata ka vendosur shtrim të detyrueshëm në një spital psikiatrik për të pandehurin.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së të shtunës, ku 18-vjeçari tentoi t’i rrëmbejë nënës vajzën 4-vjeçare.

Ka qenë një djalë ai i cili e ka ndjekur autorin dhe pak metra më tej ka arritur ta ndalojë duke i marrë vajzën.