Korçë/ Shoferi humb kontrollin, makina del nga rruga. Dy të plagosur në aksident

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq.

Policia tha se shtetasi G. A., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer.
NOA

Të plagosurit ndodhen në spitalin e Korçës.

Maliq/Informacion paraprak

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.