Korçë/ Pallati përfshihet nga flakët, banorët ishin brenda në momentin e zjarrit

556
Sigal

Një pallat është përfshirë nga flakët në Bilisht Të Korçës. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë ambientet e një banese në katin e fundit të pallatit duke rrezikuar seriozisht banorët që jetojnë aty.

Zjarri ka rënë fillimisht në çatinë e pallatit ndërsa më pas është përhapur në njërin nga apartamentet e katiti të fundit të pallatit.

Momentalisht nuk raportohet për persona të lënduar nga ky zjarr, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse. Këto të fundit po punojnë për të shuar flakët ndërkohë që kanë kërkuar edhe përforcime nga zjarrfikësit e Korçës dhe të Pogradecit.