Korçë/ Ngacmoi seksualisht vajzën adoleshente, gjykata merr vendim për babain

320
Sigal

Gjykata e Korçës ka dhënë masën “Arrest me burg” për Rodolf Merollin, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij.

Vajza 18-vjeçare denoncoi babain e saj, tre ditë më parë se e ka ngacmuar seksualisht. E reja në dëshminë e saj dhënë për Abc News tregoi momentet dramatike, kur babai i kërkon të kryejnë marrëdhënie.

Ndërsa në audio-përgjimin e publikuar dëgjohet teksa i thotë vajzës se është ndjenjë dhe nuk e komandon dot.

37-vjeçari ishte ndarë nga bashkëshortja dhe Kristina, vajza e madhe e tre fëmijëve, shkonte shpesh për ta takuar. Vajza kishte dhëtuar nga Korça në drejtim të Vloçishtit dhe ka shkuar për të vizituar babanë.

Pasi nuk e ka gjetur atë në shtëpi, ka qëndruar për thuajse një orë te fqinjët për ta pritur dhe më pas, kur ka ardhur i ati, ajo ka shkuar në shtëpinë e tij, ndërsa ditën e martë është larguar. Pak orë më vonë, ky i fundit është shoqëruar nga Policia. Burime nga grupi hetimor thanë se vajza, pasi ka bërë regjistrimin, ia ka dërguar atë një shoqes së saj të ngushtë dhe e ka fshirë nga telefoni i saj dhe më pas ka shkuar me shoqen dhe e kanë dorëzuar në Polici audion.