Korçë, merrte makina me qira dhe nuk i kthente, në pranga 57-vjeçari

1568
Sigal

 

 

Një
57-vjeçar nga Korça është vënë në pranga, pasi kauzojet për vjedhje dhe
mashtrim. Ndalimi i tij është bërë në kuadër të operacionit “Rent Car”, pasi
Bujar Gega, ka mashtruar duke marrë makina me qira dhe duke mos i kthyer ato
sipas kushteve dhe afateve të kontratave.

Sipas policisë së Korçës, ku
shtetas rezulton i proceduar edhe më parë për veprat penale të “Vjedhjes dhe
Mashtrimit”.

Vjedhjet

– Më datë 25.08.2016, shtetasi I. S., punojësi i një firme për dhënie mjetesh
me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë
me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 05.09.2016, shtetasi A.
T., punojësi i një firme për dhënie mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi
Bujar Gega ka mashtruar duke marrë një makinë me qera të tipit Volkswagen, të
cilën nuk e ka kthyer më.

– Më datë 16.07.2016, në
Komisariatin e Policisë Durrës, shtetasi A. R., punojësi i një firme për dhënie
mjetesh me qera, ka kallëzuar se shtetasi Bujar Gega ka mashtruar duke marrë
një makinë me qera të tipit Citroën, të cilën nuk e ka kthyer më.

Në cilësinë e provës materiale janë
sekuestruar 3 automjetet e marra, konkretisht:

1. Automjeti i markës Citroën, me targa AA 780 OC;

2. Automjeti i markës Volkswagen, me targa AA192 IV;

3. Automjeti i markës Skoda, me targa AA 598 MC.