Familjarë dhe përfaqësues të komuniteti Rom në Korçë, protestuan sërish duke kërkuar pushimin e akuzave për Driston Kurtin. Ky i fundit është arrestuar me akuzën e abuzimit seksual me të mitur. Mirëpo familjarët thonë se Dristoni dhe vajza janë martuar sipas traditës rome.
Dhjetëra familjarë dhe përfaqësues të Komunitetit Rom në korçë, protestuan përsëri para gjykatës, duke kërkuar lirimin e 25-vjeçarit Driston Kurti. Ata kërkojnë pushimin e çështjes së ngritur ndaj të riut, i cili akuzohet për abuzim seksual me të mitur, ndërkohë që përfaqësuesit e komunitetit rom shprehen se vajza me të cilën ka pasur marrëdhënie 25-vjeçari është bashkëshortja e tij e ligjshme sipas traditës së komunitetit rom.
Avokati Gentian Serjani u shpreh se prokuroria që ka ngritur akuzën ndaj 25-vjeçarit është larguar nga çështja, duke rikthyer shpresën se me zëvendësimin e saj do të rikualifikohet vepra penale.
I riu Driston Kurti është arrestuar prej dia muajsh, ndërsa bashkëshortja e tij, ka lindur një fëmijë dhe kërkon që ai të lirohet pasi është i vetmi që mund të punojë për mbajtjen e familjes.