Kontrata 120 milionë euro e “Check-up” mbahet top sekret nga Qeveria dhe 3 ministrat e “Rilindjes”

532
Rekord financiar në “lumin” e koncesioneve që ka dhënë e vazhdon të jap “Rilindja” është koncesioni 10-vjeçar i “Check-up”, dhuruar Vilma Nushit, me vlerë 120 milionë euro, vlera këto që likuidohen verbalisht deri edhe me letra volumi fiktiv e të shtuar të numrit të personave që duhet t’i nënshtrohen “Check-up”-it. Ky koncesion anti-ligjor e klientelist, i denoncuar shpesh prej gazetës “Telegraf”, po realizohet pa asnjë kontroll parlamentar e shtetëror. Skandali qëndron edhe në faktin, se kontrata e këtij koncesioni nuk po publikohet, paçka se është denoncuar edhe nga kryetarja e Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë, zonja Albana Vokshi, sipas së cilës, nuk i është dhënë kontrata nga asnjë prej tre ministrive të linjës, konkretisht prej ministrisë së Shëndetësisë që është Autoriteti Kontraktor, ministria e Financave që është autoriteti financues dhe ministria e Ekonomisë që është institucioni i monitorimit të koncesioneve, duke deklaruar se nuk kanë asnjë kopje të kontratës! Po kështu, deputetes Vokshi, nuk i është dhënë kontrata e “Check-up” as nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), i cili është autoriteti shtetëror që kryen pagesat e këtij koncesioni! Si është e mundur, që këtë kontratë koncesionare me vlerë 120 milionë euro nga taksat publike, nuk e paska ministria e Shëndetësisë që e ka dhënë këtë koncesion?! Si është e mundur, që këtë kontratë nuk e ka as ministria e Financave e cila ka miratuar dhe ka çelur fondin limit të këtij koncesioni?! Si është e mundur, që kontratën nuk e paska as ministria e Ekonomisë, që monitoron këtë koncesion?! Dhe si është e mundur, që këtë kontratë nuk e paska as Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), i cili kryen pagesat e këtij koncesioni tek llogaria e Vilma Nushit?! Pyetja shtrohet: Me çfarë letrash, bëhen pagesat?! edhe gazeta “telegraf” ka kërkuar disa herë zyrtarisht njohjen me kontratën e “Check-up”-it, por prej 3 ministrive dhe prej Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), kanë ardhur e njëjta përgjigje: “Nuk e kemi kontratën, e kanë institucione të tjera”, Deri këtu ka shkuar fuqia e Vilma Nushit, pronares së këtij koncesioni. edhe një fakt tjetër skandaloz. Gjatë vitit 2015, vetëm 244 mijë shqiptarë e morën këtë shërbim, ndërsa kontrata e mbajtur sekret nga qeveria, sanksionon detyrimin për kontrollin e 475 mijë personave, të cilët edhe pse nuk kanë kaluar në këtë kontroll, milionat nga buxheti i shtetit janë shlyer me letra fiktive. Këtë e provon një deklaratë e bërë publike nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, sipas të cilit, paçka se 917 mijë shqiptarë kanë të drejtë të përfitojnë nga projekti, “jo çdo gjë shkoi siç duhet”, mbasi vetëm 244 mijë e 420 persona janë listën e kryerjes së “Check-up”-it për vitit 2015, ndërkohë që bilanci i paraqitur prej kompanisë për periudhën 31 mars-31 dhjetor 2015, tregon se taksapaguesit shqiptarë i kanë paguar Vilma Nushit 554 milionë lekë ose 2 herë më shumë, se vlera e analizave që duheshin kryer sipas detyrimit të kontratës e cila po mbahet sekret me dhunë shtetërore Kompania “3P Life Logistic” që përfaqëson “Check-up”-in u themelua qëllimisht në muajin dhjetor 2014 për të zhvatur këtë koncesion, Dhe për t’i shtuar fitimet Vilmës, Këshilli i Ministrave miratoi me VKM të posaçme, që të zgjeroheshin grupmoshat e përfshirjes në “Check-up”, duke e shtuar këtë nga 40-65 vjeç që ishte në kontratën fillestare, në 35-70 vjeç!
Sigal