Konfliktohen për pronën, 44-vjeçari plagos me thikë kushëririn në Tiranë

462
Sigal

Një 36-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur kodër Kashar 2 në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.H., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.

Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë.