Konfirmohet zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe

310
Sigal

Policia e Shkodrës konfirmoi zyrtarisht zhdukjen e tre të rinjve në zonën e Malësisë së Madhe.

Në një reagim të shkurtër, policia sqaron se dy ditë më parë, një shtetas ka bërë kallëzim se ka humbur kontaktet rreth orës 15:00 të ditës së shtunës me vëllanë e tij, Vilson Çutaj dhe me dy të afërmit, përkatësisht shtetasit Klement Pepaj 21 vjeç nga fshati Vrith dhe Danjel Pepaj, 25 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2020, rreth orës 17:30, në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim shtetasi O. Ç., banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, se me datë 03.10.2020, rreth orës 15:00, ka humbur kontaktet me vëllain e tij shtetasin V. Ç. 37 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe, dhe me dy afërmit e tij (kushërinj) shtetasit K. P. 21 vjeç, dhe D. P. 25 vjeç, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe. Shërbimet e Policisë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi O.Ç, kanë nisur kontrollet për gjetjen e këtyre shtetasve.