Zhdukja e tre të rinjve në Malësinë e Madhe, reagojnë prindërit: Janë dëgjuar krisma armësh

308
Sigal

Pas njoftimit se tre të rinj janë zhdukur pa lënë gjurmë në Malësinë e Madhe, kanë folur për mediat prindërit e një prej të zhdukurve Klement Pepaj.

Babai i Klementit, thotë se djali ka dalë të pijë kafe me Vilsonin dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Ai tregon se në fshat janë dëgjuar krisma armësh në një zonë pyjore afër fshatit.

Ndue Pepaj thotë se:

Klement Pepaj ka humbur vetë i tretë. Janë dëgjuar krisma me armë në drejtim të Razmës, në një zonë pyjore. Ne nuk dimë asgjë dhe nuk kemi asnjë lajm për ta.

Policia ka bashkëpunuar me ne, i ka kërkuar por pa rezultat. Klementi është djali im, tjetri djali i dajës Vilson Cutaj, dhe djali i xhaxhait.

Për çfarë kanë shkuar atje ata?

Sipas të tjerëve, se unë nuk kam qenë në shtëpi.

Djalin e kam lënë në shtëpi me gruan, ai ka thënë se do shkonte të pinte kafe me Vilsonin, kur jam kthyer në shtëpi nuk e kam gjetur. Djali nuk më ka njoftuar asnjëherë se ka pasur probleme.