Konfirmohet gripi i shpendëve në Shkodër, groposen dhjetëra krerë pula në Dajç

172
Sigal

Zgjerohet vatra e re e gripit të shpendëve.

Shkodra është bërë qarku i radhës ku është konfirmuar gripi i shpendëve, lajm i konfirmuar nga prefektja Majlinda Angoni.

Kjo e fundit bëri me dije se rasti është zbuluar në një fermë private në njësinë Dajç, teksa kanë rezultuar pozitiv me sëmundjen 70 krerë pula dhe janë groposur.

Angoni ka zhvilluar një takim për marrjen e masave për kontrollin e sëmundjes së shpendëve.

Angoni shtoi se të shtunën dhe të dielën do të ketë kontrolle të shtuara në tregje, duke shtuar se u është lënë detyrë bashkive të përcaktohet vendi ku do të groposen shpendët nëse ka raste të tjera.