Koncesionet / Kastrati abuzime 3.2 mld lekë në Milot-Morinë

134
Sigal

“Rruga e Kombit” vazhdon të përpijë para të buxhetit dhe punimet nuk përfundojnë kurrë. Firma koncesionare Albanian Highëay Concession, në pronësi të përbashkët të “Kastrati Group” dhe “Salillari”, ka arkëtuar këtë shumë pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga përdoruesit e rrugës. Koncesioni ka një afat 30 vjeçar. Ndërsa në katër vitet e para, ai i ka kushtuar qytetarëve mesatarisht 3.2 miliardë lekë. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara nga Ministria e Financave. Por, pavarësisht parave që përfiton nga tarifat e larta që i ka vendosur kësaj rrugë. “Kastrati” sërish nuk kryen punimet që është i detyruar sipas kontratës koncesionare. Kështu, me urdhër të ministres Belinda Balluku është futur në lojë edhe Evis Berberi i ARRSH.Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur me datë  3 prill 2023, një tender me objekt “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”. Në fakt, në kontratën e koncesionarit shpjegohet qartë që ai është përgjegjës dhe për mirëmbajtjen e rrugës në 30 vite që posedon kontratën, qoftë buzë malit apo buzë lumit! Berberi që është vënë tërësisht në shërbim të dy oligarkëve, ashtu siç e ka udhëzuar ministrja Belinda Balluku, ka qethur fondet e ARRSh për skarpatet e koncesionit të Shefqet Kastratit. Janë jo pak, por 1.8 miliardë lekë që po shpenzohen për një punë që duhet ta kryejë Albanian Highëay Concession. Fituesi do të shpallet me datë 14 Prill 2023 dhe kontrata do të zgjasë 9 muaj. Pra, me një lëvizje ndihmon dy miq Berberi. Së pari, i kursen paratë oligarkut Kastrati dhe së dyti, mbush arkën e një firme tjetër që do ta marrë tenderin.Gjendja aktuale e rrugës, ku ndodhin shumë aksidente me humbje jete, tregon se tarifat po përvetësohen pa sjellë shërbimin. Ndryshe nga sa saktëson kontrata, rruga vijon të jetë me një karrexhatë dhe dy korsi nga Miloti në Rrëshen, ku edhe fillon pjesa tjetër me dy karrexhata me nga dy korsi. Por, edhe pse  koncesioni ka hyrë në vitin e tij të gjashtë, deri më tani nuk janë kryer punime për zgjerim apo asfaltim të rrugës, gjë e cila duhej të kishte nisur të paktën në vitin 2019 sipas kontratës. Por Kastratit ia mbulon Balluku shkeljet e kontratës. Në të dhënat e publikuara së fundmi, Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë e nxjerr me tejkalim plani punën e Kastratit, madje pretendon se Koncesionari po sakrifikon nga të ardhurat e veta

Kompania ka përfunduar më shumë se 92% të punimeve për rrethimin e rrugës me rrjetë. Investimi për rrethimin e rrugës me një rrjetë të tillë i ka kushtuar kompanisë koncesionare rreth 2 milionë euro”,- shkruan MIE në raportin për “Performancën e Kontratave të Koncesionit dhe të Partneritetit Publik Privat”. Ky lloj raportimi dhe tenderi i mësipërm ilustrojnë gjendjen e Rrugës Milot- Morinë. Që është kthyer në skenë krimi, ku po vidhen paratë e shqiptarëve. Në vendngjarje mungon SPAK-u!/Esmeralda Hida