Koncerti botëror në ndihmë të luftës kundër koronavirusit, ja kur do të mbahet

308
Sigal

“Një Botë: Së bashku në shtëpi” është një koncert me një transmetim të veçantë botëror, në televizor dhe në internet, në mbështetje të luftës kundër Covid-19. Kuruar nga Lady Gaga, koncerti përfshin disa nga muzikantët, aktorët, moderatorët dhe sportistët më të famshëm në botë. Aktiviteti u iniciua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OBSH) dhe organizata ndërkombëtare “Qytetarët globalë” (Global Citizens). Koncerti synon të tregojë unitetin dhe solidaritetin e të gjithë personave, të cilët po vuajnë për shkak të coronavirusit, si edhe mirënjohjen ndaj stafit mjekësor që ndodhen në frontin e parë të kësaj lufte. “Është një kartolinë dashurie drejtuar doktorëve. Një kartolinë dashurie për infermirët dhe profesionistët e shëndetësisë, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre për ne”, tha Lady Gaga gjatë një video-konference për OBSH.

Kush do të marrë pjesë?

Aktiviteti do të ndahet në dy pjesë: në fillim do të transmetohet përmes internetit dhe më pas në televizor. Transmetimi do të nis në orën 20:00 dhe emra të famshëm si Annie Lennox, Heidi Klum, Jack Black, James McAvoy, John Legend, Lewis Hamilton, Liam Payne, Michal Buble, Rita Ora, Samuel L. Jackson, Sarah Jessica Parker dhe The Killers do të jenë pjesëmarrës gjatë pjesës së parë. Gjatë kësaj pjese të koncertit do të tregohen edhe histori të stafit mjekësor në botë. Ndërsa në pjesën e dytë të koncertit (02:00-04:00 CEST) disa nga artistët që do të marrin pjesë janë: Alicia Keys, Andrea Bocelli, Celine Dion, Chris Martin, Eddie Vedder, Jennifer Lopez, John Legend, Lady Gaga, Matthew McConaughey, Oprah ëinfrey, Paul McCartney, Pharrell Williams, Priyanka Chopra Jonas, Stevie Wonder, Taylor Swift, and Usher

Ku dhe kur mund ta shoh?

Transmetimi do të nisë të nisë të shtunën mbrëma (18 prill) nga ora 20:00 deri në 02:00. Mund të shikohet në platformat e mëposhtme: Alibaba, Amazon Prime Video, Apple, Facebook, Instagram, LiveXLive, Tencent, Tencent Music Entertainment Group, TIDAL, TuneIn, Twitch, Twitter, Yahoo, and YouTube. Në orën 02:00 koncerti do të vazhdojë në televizor me moderatorët e njohur si Jimmy Kimmel, Stephen Colbert dhe Jimmy Fallon, e cila do të vazhdojë deri në 04:00. Por, nëse nuk doni të qëdroni zgjuar gjatë gjithë natës BBC do ta ritransmetojë programin ditën e dielë (19 prill) nga ora 18:00 deri në 20:00.

Mund të jem edhe unë dhurues?

Ky aktivitet synon gjithashtu mbledhjen e fondeve për Fondin e Përgjigjes së Solidaritit ndaj Covid-19 të OBSH. Deri më tani, OBSH-ja ka dërguar më shumë se 2 milionë mjetë të mbrojtjes personale dhe 1.5 milionë kite testimi në 126 shtete.