Shtrohet me urgjencë në spitalin e QSUT aktori i njohur shqiptar

320
Sigal

Ditën e sotme aktori i njohur Bruno Shllaku është shtruar me urgjencë në spital.

Nga raportimet thuhet se aktori i mirënjohur ndodhet i shtruar në reanimacion në QSUT.

Bruno Shllaku numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndër rolet me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku“Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.

Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në rolin e Rrokut në filmin “Gjallë” në vitin 2009.

Filmografia

Der Albaner – (2010)
Gjallë – Alive! (2009)
Busulla (Film me metrazh të shkurtër) – (2008)
Balada e Kurbinit – (1989)
Guri i besës – (1986)
Dasma e shtyrë – (1984)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Flaka e maleve – (1982)
Një natë pa dritë – (1981)

Teatër

2008 — “Nënë Tereza” e Lazër Filipit (Artist i Merituar)
1985 — “Çështja e Blertës”
1982 — “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës
“Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” e Ismail Kadares
“Hetimi”