Mjekët turq si “sulltan“ në Shqipëri, mjekët shqiptarë, trajtohen si “Zabit“

174
Sigal

Pas pagave 3-fish më të larta të mjekëve turq, se personeli mjekësor shqiptarë, shpenzimeve prej 350 milion lekëve për akomodimin në hotele vetëm gjatë 1 viti, spitali i Fierit harxhon edhe 50 mijë euro për transportin e tyre. Paga e 1 mjeku turk në spitalin shtetëror të Fierit është 3 mln. lekë, kryeinfermierit 2.3 mln lekë dhe infermierit 1.8 mln lekë. Ky diskriminim ka bërë që mjekët dhe infermierët shqiptarë të emigrojnë në Europë, pasi paguhen 530 mijë lekë

Rreth 50 mijë euro do të harxhojë spitali Memorial i Fierit për marrjen me qira të tre makinave të cilat do përdoren për transportin e stafit turk që do punojë aty. Periudha e kontratës është 1 vjeçare. Dy prej makinave do të jenë 5 vendëshe dhe e treta do jetë një furgon që transporton 15 persona. 38 do të jetë numri maksimal i personave që do të transportohen me këto mjete. Ky nuk është shpenzimi i vetëm që qeveria shqiptare do të kryejë për mjekët dhe infermierët turq që do punojnë në spitalin e ri të Fierit.

Mjekët, infermierët apo administrata turke përfiton shpërblime mujore nga qeveria jonë gati trefishi i pagës së kolegëve të tyre shqiptarë në spitalit të ri.Më herët u raportua edhe diferenca e madhe mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet stafit turk. Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë. Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë.

 

Rreth 300 mije euro do të harxhohet për akomodimin në hotel të këtij stafi për një vit.

Por ky tender u anulua pasi nuk u paraqit asnjë ofertë e përshtatshme, ndërsa pritet që të rihapet sërish. Trajtimi i stafit turk në këtë spital nuk është i njëjtë me atë të stafit shqiptar, sipas marrëveshjes së bërë mes dy qeverive. Mjekët, infermierët apo administrata turke përfiton shpërblime mujore nga qeveria jonë gati trefishi i pagës së kolegëve të tyre shqiptarë në spitalit të ri.Më herët u raportua edhe diferenca e madhe mes pagës së punonjësve shqiptarë dhe shpërblimit që i jepet stafit turk. Një mjek turk merr 305 mijë lekë, kryeinfermieri 227 mijë dhe infermieri 181 mijë. Ndërsa një mjek shqiptar merr 80 mijë lekë, kryeinfermieri 56 mijë lekë dhe infermieri 53 mijë. Spitali memorial i Fierit u inaugurua pak para zgjedhjeve të 25 prillit 2021 dhe financim i qeverisë turke.

Personeli turk që punon te Spitali Memorial i Fierit, i bashkëfinancuar nga Qeveria shqiptare dhe ajo turke, do të akomodohet në një hotel me kushte të forta sigurie. Sipas dokumenteve, turqit kanë kërkuar masa shtesë sigurie, madje edhe izolim të vendit që do të qëndrojnë. Por, ky izolim i ka kushtuar këtij spitali plot 150 milionë lekë të vjetra, duke lënë të kuptohet se mes shqiptarëve dhe turqve në këtë spital ka diferenca të mëdha në trajtim. Pra, personeli turk kërkon një ambient të veçantë qëndrimi, ku mos të ketë persona të tjerë. Madje, të izoluar nga çdokush, kërkesa, të cilat ngjasojnë më shumë nga ato të shërbimeve sekrete sesa të mjekëve apo të infermierëve të këtij spitali.