Komisionet miratojnë protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut

514
Sigal

Komisionet Parlamentarë kanë miratuar protokollin për anëtarësimin në NATO të Maqedonisë së Veriut.

Ky protokoll u miratua me votat e mazhorancës dhe opozitës.

Ndërkohë, Parlamenti grek ishte i pari që miratoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Me këtë hyn në fuqi edhe Marrëveshja e Prespës.

Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO duhet ta miratojnë 28 vendet anëtarë të NATO-s.