KLSH: Shpenzimet marramendëse për rikonstruksionin e zyrave dhe masat disiplinore për kolonelët e tenderave

702
Vijon nga numri i kaluar
Njësia e prokurimit, për të gjitha punimet e ndërtimit të kërkojë, hartojë dokumentacionin e tenderëve, në përputhje me objektin e prokurimit
Pas skandalit të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila nuk disponon dokumente vërtetuese për kryerjen e shpenzimeve, sipas parimit të të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, Kontrolli i Lartë i Shtetit vijon me pasqyrimin e shumës marramendëse që është shpenzuar për rikonstruktimin e godinës.
C. MBI ZBATIMIN ME EFICIENCË, EFIKASITET DHE EKONOMICITET TË FONDEVE PUBLIKE 

1. Gjatë auditimit të procedurave të prokurimit, u konstatua se procedura e tenderit me objekt: 
– “Blerje furnizim, instalim, vënie në punë e SIVHD …” zhvilluar në vitin 2014, me vlerë të realizuar të kontratës rreth 85,000 mijë lekë, fituar me vlerë të plotë, është vendosur e “klasifikuar” në nivelin e sigurisë “I kufizuar”, e cila nuk i nënshtrohet ligjit “Për prokurimin publik” nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar. Nga verifikimi në tërësi i dokumentacionit të dosjes, përfshirë dhe pasqyrën e inventarit shoqërues të dosjes, u konstatua se konsiderimi i kësaj procedure tenderi “I klasifikuar” në nivelin e sigurisë “I kufizuar”, nuk është i mbështetur në ndonjë dokument. I njëjti tender në vitin 2011 është zhvilluar me procedurë “I hapur”, në zbatim të ligjit “Për prokurimin publik” nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar. Gjatë llogaritjes së fondit limit, AK është shprehur se për çmimet e artikujve objekt tenderi, i është referuar katalogëve përkatës të “G…” Itali, “L…. & M….” sipas çmimeve të librave të kontabilitetit të vendosura nga hyrjet e bëra nga kjo kompani, e cila është zbatuese e projektit të SIVHD, Dell” etj, por ky moment nuk është i vërtetuar me dokumentacion. 

Në çdo rast AK ka pranuar/zbatuar çmimet e propozuara nga OE “I…. T…” sh.p.k, e cila është dhe fituese e tenderit. 
– “Blerje materialesh për mirëmbajtjen e rrjetit të klasifikuar …” , i zhvilluar në vitin 2014 me procedurë “I hapur”, është në zbatim të ligjit “Për Prokurimin Publik” nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar, me vlerë 29,200 mijë lekë dhe efekt gare rreth 10 për qind. 
– “Sistemi i administrimit financiar Alfa Web”, me fond limit 2,038 mijë lekë, fituar me vlerë të plotë, është trajtuar si prokurim për “Mbrojtjen kombëtare” në kundërshtim me nenin 5 të ligjit “Për prokurimin publik” nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar. 
– Nga të dhënat konstatohet se AK, për blerje të së njëjtës natyrë ka përdorur standard të dyfishtë, i cili ka ndikuar direkt në shmangien e procedurës së tenderit nga ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar, me efekt të drejtpërdrejtë në uljen e eficiencës dhe efikasitetit në procedurat e prokurimit publik. 
Për këtë është rekomanduar: 
Autoriteti kontraktor, gjatë ushtrimit të aktivitetit, duke respektuar kushtet e sigurisë, të orientoj/realizojë kryerjen e shpenzimeve në zbatim të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 i ndryshuar, me qëllim sigurimin e transparencës, konkurrencës etj, në mirë përdorimin e 
fondeve publike. Duke pasur në konsideratë që tenderi me objekt “Blerje furnizim, instalim, vënia në punë e SIVHD …” është i përvitshëm, autoriteti kontraktor të orientojë/organizojë marrjen e masave të nevojshme për realizimin e tij, direkt nga prodhuesi (njëlloj si për “Blerjet për qëllime ushtarake”), e cila ndikon në uljen e shpenzimeve publike. Autoriteti kontraktor gjatë llogaritjes të fondit limit, të evidentojë burimin e çmimeve për mallra/punët objekt prokurimi të ofruara dhe në çdo rast t’i dokumentojë ato, në zbatim pikës 2 të Kreu-t të III të VKM 1, datë 10.1.2007. 
Në përfundim të auditimit të tenderit me objekt “Rikonstruksion i pjesshëm … në godinën e Ministrisë së Mbrojtjes”, me vlerë 50,172 mijë lekë, u konstatua se: Njësia e prokurimit ka vendosur kritere të gabuara që kanë ndikuar në zhvillimin e procedurës së tenderit dhe kualifikimin e OE si: zgjedhja e procedurës “me negocim” është në kundërshtim me nenin 33 të ligjit nr. 9643, date 20.11.2006, vendosja numrit të punonjësve, Licencat e kërkuara etj. Në thelb, me praktikën e ndjekur njësia e prokurimit, ka përgatitur kushte për të kualifikuar OE, pa besueshmërinë e duhur për kryerjen e punimeve, në kundërshtim me nenin 2 të ligjit 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar. KVO dhe njësia e prokurimit kanë gabuar në përzgjedhjen e OE që janë ftuar për të marrë pjesë në tender. OE të ftuar, qysh në momentin e përzgjedhjes dukshëm, nuk plotësojnë kriteret që ka kërkuar AK, çka komprometon garën prej nisjes, duke e paragjykuar atë. OE fitues është shoqëri “pastrimi” dhe pas verifikimit të kualifikimit të tyre, rezulton se të gjithë punëtorët e OE fitues, janë “Fshesarë”. KVO ka kualifikuar dhe shpallur fituesin në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në Kriteret e Veçanta të Kualifikimit të DST të miratuara. Parregullsitë e evidentuara në pikën 1 janë konstatuar edhe në tenderin me objekt “Rikonstruksioni i infrastrukturës së rrjeteve për MM”, me fond limit 38,632,278 lekë. Instituti i projektimeve të MM nuk ka shoqëruar projekt preventivin me një relacion shpjegues në të cilin të jetë e përfshirë domosdoshmëria e kryerjes së investimit etj, në kundërshtim me pikën 1/ të kreu-t V të VKM nr. 1, datë 10.1.2007 “Për rregullat e prokurimit publik” i ndryshuar etj. Kryesisht punimet e ndërtimit janë parashikuar “prishje” dhe “ndërtim” i njëjti zë në të njëjtin vend, si “prishje tavani me knauf”, “ndërtim tavani me knauf”, “Heqje muri me mermer”, “ndërtim fasada me mermer”, “sistemi i kondicionimit” etj. 
Element që evidentohet është fakti që në godinën ku aktualisht është vendosur MM (objekti ku janë kryer punimet), janë kryer investime në shumën 140,904 mijë lekë. 
si më poshtë: 
– Rikonstruksion kati II, III, IV me vlerë 62,489 mijë lekë, viti 2005. 
– Rikonstruksion “Holli” (kati I) me vlerë 25,867 mijë lekë, viti 2007. 
– Sistemi i ngrohje ftohje me vlerë 52,548 mijë lekë, viti 2008. 
Njësia e prokurimit ka lejuar zhvillimin e procedurave të tenderit, në kushtet kur projekt preventivi i objektit nuk ka kaluar për miratim në organet përkatëse për t’u pajisur me leje zhvillimi/ndërtimi, në kundërshtim me nenin 15, 16 të VKM nr. 502, datë 13.7.2009 i ndryshuar. Njësia e prokurimit është përgjegjëse në zbatim të pikës 1/c dhe 2/a, Kreu V i VKM nr. 1, datë 10.1.2007 i ndryshuar, në të cilën është përcaktuar se … Njësia e prokurimit është përgjegjëse për hartimin e dokumenteve të tenderit, në përputhje me këto rregulla dhe me legjislacionin në fuqi. Pjesë e DT ndër të tjera si projekt preventivi, grafiku i punimeve është dhe leja e ndërtimit/zhvillimit. 
Për këtë është rekomanduar: 
Njësia e prokurimit, për të gjitha punimet e ndërtimit të kërkojë/ hartojë dokumentacionin e tenderëve, në përputhje me objektin e prokurimit. Plotësia e dokumentacionit të mos kufizohet vetëm me kërkesat e drejtpërdrejta që kërkon ligji “Për prokurimin publik”, por me tërësinë e kërkesave tyre, përfshirë dhe kritere specifike të imponuara nga dispozita të tjera ligjore, nëpërmjet të cilave mundësohet realizimi i investimit. 
Në vijimësi 
Në inventarin e Forcës ajrore të M M, ka një numër të caktuar helikopterësh të blerë pas vitit 2004. Ky numër është reduktuar me rreth 40 për qind, kryesisht për shkak të kostos së lartë të mirëmbajtjes së tyre. Aktualisht në punë është rreth 30 për qind e inventarit mjeteve, pas reduktimit të tyre. Pjesa tjetër e mjeteve, nuk është në gatishmëri edhe kjo, kryesisht për shkak të kostos së mirëmbajtjes së tyre. Shpenzimet për këto mjete bëhen më pak efektive duke pasur në konsideratë, se krahas shpenzimeve direkt për blerjen, janë shpenzuar fonde të konsiderueshme për kualifikimin e personelit dhe reduktimi i tyre, ka bërë që efektiviteti i shpenzimeve të jetë edhe më i ulët. Për çdo tip helikopteri, kërkohet kualifikim i veçantë i personelit. Shpenzimet bëhen edhe më pak efektive edhe për shkak se janë të linjave (prodhimeve) të ndryshme (tre linja) dhe të tipave (gjashtë tipa) të ndryshme. Kjo shumëllojshmëri, rrit më tej kostot dhe nuk lejon/krijon mundësinë që pjesët e këmbimit të rregullta të një mjeti të reduktuar, ose jo në gatishmëri, të përdoren nga një mjet tjetër, duke çuar në rritjen e numrit të mjeteve që nuk janë në punë. Mirëmbajtja dhe përgatitja e personelit bëhet në kompani private. Nga njohja me kontratën, marrëveshjen për blerjen e disa helikopterëve bashkëkohorë të realizuar gjatë vitit 2012 – 2014, u konstatua se blerja e tyre, nuk është shoqëruar me konsulencë/oponencë, nga kompani të të njëjtit nivel, ekspertë të fushës, me qëllim vendosjen e parametrave, treguesve specifikë, aparaturave të ndryshme, bashkëkohore. Për specialistët shqiptarë, firmosja e kontratave për blerje të tilla, realisht është jashtë mundësive të tyre. Në tërësi sa më sipër, rezulton se kryerja e këtyre shpenzimeve është pa efektivitet. 
Për të rritur efektivitetin e shpenzimeve është rekomanduar: 
Blerja e mjeteve ajrore të mbështetet në nevojat që ka vendi, por mbi të gjitha, në mundësitë financiare për mirëmbajtjen periodike deri në një periudhë kohore të pranuar teknikisht për këto mjete. Blerja e mjeteve të orientohet në kufizimin e mundshëm të linjave dhe tipave të prodhimit. Për shkak të kostos së lartë dhe teknologjisë së avancuar, për të garantuar cilësinë e mjeteve objekt blerje, të shikohet mundësia që vendosja e specifikimeve teknike, lidhja dhe zbatimi i kontratës, të asistohet/konsultohet me kompani të të njëjtit nivel. 

Mirëmbajtja e mjeteve dhe përgatitja e personelit, të orientohet drejt marrëveshjeve shtetërore me vendet e NATO-s, me qëllim, jo vetëm uljen e çmimit, por edhe shmangien e abuzimeve të mundshme. 

Nga Komanda e Forcës Ajrore, me urdhër shpenzimi nr. 284, datë 11.09.2013, referuar kontratës së lidhur me kompaninë dhe raportit të pagesave, është bërë ngurtësimi i fondeve për hapjen e kredisë së tretë dokumentare, si pagesë balancuese e helikopterit “Cougar AS532AL” në konfigurim TTH, pasi më parë është marrë miratimi nga Ministri i Financave dhe është lidhur kontrata e L/C me “C…. Bank”, ku fondet e nevojshme janë mbuluar nga depozita në valutë e Qeverisë në Bankën e Shqipërisë. Me shkresë të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 8080, datë 18.09.2013, i është kërkuar drejtuesit të “C…. Bank” pezullimi i menjëhershëm i procedurave për çeljen e Letër Kreditit, deri në një njoftim të dytë. Vetëm pas një kërkese në rrugë elektronike të Kompanisë më datë 13.03.2014 janë rivënë në lëvizje për kryerjen e veprimit dhe me shkresën nr. 2758, datë 01.04.2014 të Sekretarit të Përgjithshëm, i është kërkuar Komandës së Forcës Ajrore kryerja e pagesës, ndërsa nga banka veprimi është kryer më datë 15.04.2014, pra pas 7 muajsh nga kryerja e veprimit me L/C, duke i mbajtur fondet të bllokuara në një bankë të nivelit të dytë, ndërkohë që ishin depozitë e Qeverisë. 

Kjo shtyrje e pa justifikuar e kësaj pagese, referuar nenit 12 “Dërgimi”, pika 12.4.1, të kontratën nr. 6853/10, datë 17.12.2009, “Për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh” të ndryshuar, përcaktohet se: “Çdo vonesë në datat e pagesës nga Blerësi siç përcaktohet në nenin 11, do të përfshijë të njëjtën kohë shtyrjeje në tabelën e lëvrimit…”, ka sjellë riskun e shtyrjes së afatit të ardhjes së helikopterëve, e cila do të shoqërohet me efekte financiare në të ardhmen, dhe përdorim pa efektivitet të fondeve buxhetore, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 52, 54 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe nenin 5 të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”. 

Për këtë është rekomanduar: 
Të eliminohen praktika të tilla (Letër Kredi) në realizimin e shpenzimeve buxhetore, sidomos në fund të vitit. Në raste të veçanta (të përcaktuara qartësisht me akte normative), të ketë formate ku specifikohen qartë kushtet e përdorimit të LC, në veçanti për masën e komisioneve dhe mënyrën e pagesës së tyre, pasi të sigurohet dakordësia me Ministrinë e Financave. Rekomandojmë me forcë që në këtë proces të përcaktimit të marrëveshjeve dhe kushteve të tyre, të sigurohet që strukturat drejtuese të bashkëpunojnë me Ministrinë e Financave dhe domosdoshmërish me Bankën e Shqipërisë. Të nxirret përgjegjësia institucionale për raportimin e buxhetit në kundërshtim me rregullat dhe parimet bazë buxhetore, lidhur me deklarimin e investimeve/shpenzimeve të pa kryera si të realizuara. 
Në tërësi veprimet e mësipërme kanë çuar në përdorimin pa eficiencë, efikasitet, ekonomicitet të fondeve publike, të shoqëruar me efekte financiare negative. 
D. MASA DISIPLINORE 
Mbështetur në ligjin nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit” neni 15, pika b, në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, në referim të nenit 57, 58, 59 të ligjit nr. 152/2013, datë 

13.05.2013 “Statusi i nëpunësit civil”, kreu II i VKM nr. 115, datë 05.03.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil”, nenit 17, 18 dhe 47 të Ligjit nr. 9210 datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, nenit 7, 8 etj, të ligjit nr. 173/2014, datë 18.12.2014 “Për disiplinën në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”, i rekomandojmë Ministrit të mbrojtjes referuar shkeljeve të konstatuara në fushën e prokurimeve, si dhe përgjegjësive individuale të evidentuara dhe pasqyruar në procesverbalet dhe akt-verifikimet përkatës, vërejtjeve të subjektit të audituar dhe pjesës së Raportit Përfundimtar të Auditimit të vlerësojë shkeljet e konstatuara, dhe të vendosë marrjen e masave administrative dhe disiplinore, në raport me shkeljet e konstatuara, për personat si më poshtë: 
2. Kolonel M. M, me detyrë Z/V Komandant i KFA, 
3. N/Kolonele O. N, me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Financës së KFA, 
4. Kolonel S. Ç dhe 
5. N/Kolonel A.L, me detyrë ish Komandantë të Repartit Ushtarak nr. 3006, 
6. Kolonel K. H, me detyrë Komandantë të Repartit Ushtarak nr. 3006, 
7. Zj. L. A, me detyrë ish Shefe e Financës e Repartit 3006, për shkak se gjatë zbatimit të kontratës së tenderit me objekt “Furnizimi me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh” e ndryshuar, nëpërmjet veprimeve të kryera/moskryerja prej tyre, kompanisë “E……” i janë likuiduar katër kite me vlerë 3,458,142 euro, ndërkohë që vlera e katër kiteve sipas dokumentacionit të bërë hyrje është në 2,764,348 euro, ose 639,794 euro më pak. Z. Ë. Ç, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme së Standarteve të NATO-s dhe Modernizimit, Kapiten i Rangut të II A.Sh, me detyrë Shef i Sektorit të Hartimit të Projekteve, në cilësinë e kryetarit të grupit të punës për hartimin e projektit teknik. 
Vijon
Sigal