Kjo është bima e mrekullive, ndalon menjëherë rënien e flokut

696
Këtë bimë shumë herë e keni pasur në dorë, por nuk keni pasur dijeni që ajo ju ndihmon kundër rënies së flokëve. Rozmarina (Rosmarinus officinalis, siç e kanë quajtur grekët e vjetër dhe romakët), ka qenë e njohur si bimë shëruese që nga kohët e lashta dhe i ishte përkushtuar perëndeshës Afërdita.
Rozmarina është bimë e njohur dhe e përdorshme për shumë qëllime që mahnit me aromën e saj. Përdoret për të ndihmuar tretjen, fytin e lënduar, ftohjet.

Gjithashtu ka efekte të dobishme në lëkurë: ajo përdoret shumë në industrinë e kozmetikës, si një pastrues për lëkurën. Ndihmon të mbajë fytyrën sa më të freskët dhe me shumë shkëlqim.

Lajmi i mirë është që rozmarina përmirëson memorien, por edhe qarkullimin e gjakut. Në saje të vetive të saj antiseptike, është një nga bimët më të përshtatshme për të ngadalësuar humbjen e flokëve. Vaji esencial që përmban rozmarina në fakt është shumë stimulues.

Rozmarina jo vetëm që i bën flokët tuaj të jenë më të butë, por në të njëjtën kohë stimulon rritjen më të shpejtë të flokëve. Ajo, ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve sikurse ndihmon edhe në rikuperimin e flokëve të dëmtuar.

Nëse keni vendosur të provoni trajtim të bërë vetë në shtëpi, atëherë kjo është mundësia që nuk guxon t’ju ikë.

Receta:
Kombinoni dy lugë gjelle të gjetheve të grira të rozmarinës me 300 mililitra ujë pastaj, me përzierjen e fituar trajtoni flokët, duke filluar nga fundi deri tek rrënjët.
Kjo përzierje është shumë e lehtë, ndaj edhe nuk keni nevojë që ta largoni nga flokët, pasi do të largohet vetë.
Sa shpesh: Provoni këtë trajtim, pasi të dilni nga dushi, të paktën një herë në javë, por mund ta provoni edhe më shpesh, varësisht prej llojit të flokëve.
Sigal