FOTO/ Kapet jahti me 4 ton drogë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë. Policia jep detajet

495
Policia italiane ka sekuestruar rreth 4 ton marjuanë në zonën e Viestes, ndërsa ka vendosur në pranga 3 shqiptarë me inicialet F.M, E.V, dhe E.M. Operacioni ndërkombëtar është zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare., ndërsa droga u kap në një jaht me flamurin e SHBA-së. Sipas policisë shqiptare, mjeti lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.
Njoftimi i policisë shqiptare:
Në orët e para të mengjesit nga ana e GdF Italiane u be i mundur ndalimi dhe sekuestrimi i një Yacht-i me flamur të SH.B.A.(Delaëare) Si rezultat i ndjekjes nga skuadrat e GdF dhe me suport ajror u bë e mundur bllokimi i mjetit lundrues.

Në ekuipazhin e mjetit lundrues tre shtetas shqiptarë. F.M, E.V, dhe E.M. Mjeti lundrues u kap në ujërat territoriale Italiane në zonën e Viestes. Hetimet paraprake tregojnë se ky mjet lundrues nuk ka shkelur ujëra shqiptare.

Rezervohemi për të tjera informacione për shkak të sekretit hetimor. Policia e Shtetit po bashkëpunon ngushtë me Guardia di Finanza dhe Policinë Italiane si dhe po shkëmben informacione intensivisht me Policinë Malazeze për zbardhjen e këtij trafiku.
Sigal