Kishte izoluar dhe monitoronte familjen me kamerat e instaluara në banesë/ Gjykata e Tiranës shtron 35-vjeçarin në spitalin psikiatrik

21
Sigal

35-vjeçari Jetnor Zhaboli do të shtrohet në spitalin psikiatrik të Tiranës. Ky vendim u mor sot nga Gjykata e Tiranës e cila vendosi ndryshimin e masës arrest me burg dhe shtrimin e 35-vjeçarit në spital.

35-vjeçari monitoronte gruan, nënën dhe vajzën në shtëpi për mes kamerave dhe pas zbulimit të rastit u vendos në pranga. Që në fillimit dyshohet se ai kishte probleme të shëndetit mendor por po pritej paraqitja e ekspertizës mjekësore. Ndërkohë tashmë ekspertiza ka dalë dhe e ka përcaktuar Zhabolin se nuk ka qenë i përgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve.

Zhabolli kishte izoluar në banesë nënën, gruan dhe familjarët e tij të mitur duke mos i lejuar të kishin kontakt me pjesën jashtë. Përveç izolimit ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes.

35-vjeçari kishte vendosur kamera në çdo cep të shtëpisë duke përfshirë edhe tualetin për të monitoruar çdo lëvizje të nënës, gruas dhe fëmijëve të tij. Çifti i bashkëshortëve ishin të martuar prej 10 vitesh ndërsa Zhaboli nga xhelozia kishte izoluar gruan. Ekonomisti kishte vendosur edhe një aparaturë që bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar familjaret e tij të komunikonin me asnjë person jashtë shtëpisë. Dyshohet që Zhaboli vuan nga probleme të shëndetit mendor por do të jetë ekspertiza që do të bëhet në vijim për të përcaktuar situatën e tij mendore.