Kisha katolike refuzon të presë politikanët për Krishtlindje për herë të parë

498
Sigal

Për herë të parë këtë vit politikanët, ambasadorët dhe figurat e
tjerë publike nuk do të priten nga Kisha Katolike me rastin e
Krishtlindjeve. Vizitat në selitë fetare me rastin e festave ishin kthyer në
‘traditë’, por duket se kisha këtë vit do ta prishë këtë falsitet. Arsyet i ka
shpjeguar në deklaratën e mëposhte që po e botojmë të plotë:

“Festat e fundvitit janë
gjithmone një motiv gëzimi për ne të gjithë. Për ne të krishterët, Krishtlindja
është festa në të cilën ne kremtojmë hyrjen e Hyjit në historinë e jetës
njerëzore mebrishtësinë e një fëmije. Në këtë kuptim Krishtlindja është
sigurisht festa e të gjithëve, porveçanërisht e të varfërve dhe të atyre që
janë në kufijtë e shoqërisë tonë. Është ky motivi pse Arkidioqeza e Tiranë –
Durrësit ka vendosur që, në Krishtlindjen e këtij viti, në vend të pritjes
zyrtare për pushtetarët, politikanët, ambasadorët e të tjerë, të organizojë një
drekë për të varfërit në ambientet e Arqipeshkëvisë Tiranë – Durrës.

Kjo do të thotë që këtë vit nuk
do të ketë pritje zytare si çdo vit tjetër ditën e Krishtlindjes. Shpresojmë
në mirëkuptimin e të gjithëve për këtë vendim.

Së dyti duam t’ju lajmërojmë
se, meshët kryesore, për kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit,
të udhëhequra nga Arqipeshkëvi i Tiranë Durrësit Imzot Gjergj Frendo O.P., do
tëjenë: Mesha e Natës me datë 24 dhjetor në orën 24.00. Mesha e Ditës së
Krishtlindjes do të jetë në orën 11.00.

Gjithashtu ju njoftojmë se
Arqipeshkëvi do të japë mesazhin e tij të urimit të Krishtlindjes për mediat në
ambientet e zyrës së tij me datë 23 dhjetor 2016 ora 10.00 dhe pas mesazhit do
të jetë edhe një moment urimi koktejl me operatorët e mediave”.