Kina në gjendje alarmante, shqiptari jep detajet e frikshme: Na kontrollojnë nga koka, një miku im u kthye në Shqipëri…

718
Sigal

Prej ditësh Kina ndodhet në një situatë vërtetë serioze dhe shqetësuese. Virusi i cili është përhapur kudo në shtetin kinez dita-ditës po merr jetë njerëzish.

Shumë shtetas shqiptar ndodhen në Kinë, pasi punojnë atje prej vitesh.

Ergys Luga trajner në qytetin e Shenzhenit në juglindje të Kinës ka rrëfyer për Top Channel situatën e krijuar pas alarmit të virusit vdekjeprurës.

I pyetur se si është situata në qytetin ku ndodhet, sa larg vatrës së sëmundjes ndodhet dhe a ka raste në qytetin e tij, ai shprehet:

“Unë ndodhem në një qytet në jug të Kinës, Shenzhenit, është afër Hong-Kongut. Sot është vënë dhe situata alarmante, nëpër metro janë forcat security të shtuara, bëjnë një tip kontrolli në kokë dhe shohin nëse kemi ose s’kemi temperaturë. Janë anuluar festimet e Vitit të Ri për shkak të virusit. Këtu në këtë komunë janë evidentuar 15 raste. Nuk është një krahinë shumë e prekur, por gjendja alarmante është vendosur sot kështu që duhet të kemi kujdes”, thotë ai.

I pyetur më tej, se si janë masat e sigurisë dhe a ka kontakte me shqiptarë të tjerë që ndodhen në Kinë, ai shton:

“Nuk kam kontakte, sepse një mik shqiptar është kthyer në Shqipëri, sepse është me pushime për shkak të festimeve. Nuk mund ta quaj “Zombie Land”, por mund të them që është situatë alarmante. Me sa informacione kam unë, ato njerëz që kanë ndërruar jetë kanë qenë persona të cilët kanë pasur më herët një sëmundje, sëmundje të mushkrive ose të zemrës dhe virusi e kanë pasur më të lehtë ti godas.

Ai shton më tej se farmacitë kanë filluar të shpërndajnë maskat.