Kina e pranon: I shkatërruam mostrat e koronavirusit në fillim, por…

84

Kina e pranoi se ka shkatërruar kampionët e parë të koronavirusit të ri, duke konfirmuar kështu pretendimet e ngritura nga Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo.

Sipas Daily Mail, të premten Liu Dengfeng, një zyrtar i Komisionit Shtetëror të Shëndetit, pranoi se Kina ka lëshuar një urdhër më 3 janar për për të shkatërruar kampionët e koronavirusit në laboratorë të paautorizuar.

Por Liu mohoi se mostrat janë shkatërruar si pjesë e një përpjekje për të fshehur gjë. Sipas tij, shkatërrimi u bë për të parandaluar rrezikun për sigurinë biologjike dhe për të penguar fatkeqësitë sekondare të shkaktuara nga patogjenë të paidentifikuar.

Ai nuk specifikoi sa laboratorë kanë shkatërruar mostrat e virusit të ri, por shtoi se laboratorët ishin të paautorizuar për të trajtuar mostra të tilla.

Prej kohësh, mediat dhe autoritetet e larta në SHBA e akuzojnë Kinën se virusi ka dalë nga një laborator qeveritar në Wuhan.

Ka dyshime se virusi ka rrjedhë aksidentalisht në publik.

Historia e këtyre dy dekadave të fundit ka treguar se të tilla aksidente kanë ndodhur edhe më parë.