Maliqi: Nëse prishet Teatri Kombëtar, populli do t’i shkojë Ramës në Surrel

532
Sigal

Deputeti i opozitës parlamentare Lefter Maliqi i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen kundër Ramës.

“Ejani se ju çpopulloi, ju varfëroi dhe ju poshtëroi. Po e kthen shqipërinë si në kohën e Turqisë. S’ka fe. Ka kthyer në bordello qeverinë, ka ministra kukulla“,- tha ai gjatë fjalimit para Teatrit Kombëtar.

Maliqi tha se Ramën e ka zënë paniku dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. “Do ta cojmë vendin në zgjedhje të parakohshme. Ai do të vijë natën. I paudhi i Surrelit nuk e di që edhe po të ndodhi sot, nesër e pasnesër do i ngrihet populli e do i vete në Surrel. Këtij tjetrit do i shkojë në bashki. Po këtu nuk bëhet fjalë për fiq por për vlera kulturore e fatet e vendit. Këtë njeri e ka zënë paniku prandaj i bëj thirrje shqiptarëve të jemi të bashkuar sepse ky është me ditë, me javë, qameti me muaj por është drejt largimit përfundimtar”,– tha Lefter Maliqi.