Kim pas takimit me Bashën: Ndava me të atë që mësova nga Washingtoni

207
Sigal

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë një deklaratë pas takimit me kreun e PD, Lulzim Basha.

Kim ka deklaruar se sapo është kthyer nga Washingtoni ku ka folur me disa agjenci përfshirë dhe Departamentin Amerikan të Shtetit. Ajo ka theksuar se ka ndarë me kryetarin Basha qëndrimin e Washingtonit, i cili do të punojë ngushtësisht me PD.

“Sapo jam kthyer para pak orësh nga Washingtoni, ku kam pasur mundësinë të flas me drejtues nga të gjitha agjencitë përfshirë Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Drejtësisë. Pata mundësinë  që t’u jap informacion shefave të mi dhe kolegëve të mi për situatën në Shqipëri. Mendova që ishte tejet e rëndësishme që sapo të vija të mund të vija të mbërrija në PD për ta ndarë atë që kam kam mësuar nga Uashingtoni. Ndava me Bashën që Uashingtoni mbetet i angazhuar për të punuar më ngushtësisht me PD. Sikurse e dinë të gjithë SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD që në fillimet e saj. Ne ishim aty kur PD mori pushtetin për herë për herë të parë dhe shpresoj të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pusnhtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon”.