“Kërkojmë treg”, tregtarët në Durrës protestojnë: 270 prej nesh janë pa punë

224
Sigal

Tregtarët e markatës së Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme.

Ata shprehen për mediat se ende nuk është mbajtur premtimi për të ndërtuar markatën e qytetit e për këtë shkak kanë mbetur pa punë dhe pa vend ku të tregojnë produktet e tyre.

Një prej tyre ka deklaruar se nuk kanë asnjë dijeni se kur do të nisin punimet dhe as kur do të fillojnë. Tregtari thotë se janë rreth 270 prej tyre që presin që të fillojnë punë.

“Aty është thënë se afati i punimeve është kaq ditë por nuk thuhet se as kur fillon dhe as kur mbaron”– deklaroi tregtari.

“Këto vidhen, ka shumë gjëra të ndryshme që dihen por nuk thuhen”-thotë një tjetër tregtar për mediat.