Kërkohej në Itali për tentative vrasjeje, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë

585
Sigal

Policia e Vlorës ka arrestuar sot 35-vjeçarin Lorenc Bitaj, i cili ishte shpallur në kërkim pas dënimit që kishte marrë në Itali.

Gjykata italiane e kishte dënuar atë për “tentativë vrasjeje” dhe falsifikim të dokumenteve” me 5 vite e 6 muaj burg dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë një operacioni në Vlorë Policia arriti që të arrestonte Bitajn, i cili do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Policia vë në pranga 1 shtetas të dënuar me 5 vite e 6 muaj burg nga drejtësia italiane.

Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Interpol Tirana ka bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: L. (F.) B., 35 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Ancona, Itali me vendimin e datës 26.10.2019, e ka dënuar me 5 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, sipas Kodit Penal italian.

Vijojnë veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian.