Kërcënoi se do t’i vrasë të gjithë deri nesër / Kush është “Terroristi” që tmerroi banorët në Elbasan?

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Elbasan ku një shtetas qëlloi mbi policinë e Shtetit dhe u arratis drejt pyllit. Josif Kavaja, 45-vjeçari i cili qëlloi me armë drejt policisë në fshatin Zavalinë, mësohet se është arratisur në pyll. Banorët e fshatit bëjnë me dije se janë kërcënuar prej Kalasë se deri nesër do t’i vrasë të gjithë.

45-vjeçari i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, filloi të qëllonte fillimisht në ajër duke terrorizuar banorët e fshatit, të cilët e raportuan rastin në polici. Pas ankesës të banorëve, efektivët janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes dhe gjatë momentit që po hynin në banesën e 45-vjeçarit, kanë hasur në rezistencën me armë të këtij të fundit.

NOA

Për momentin nuk raportohet për të plagosur, ndërkohë që Kavaja po vijon rezistencën e tij ndaj uniformave blu. Pritet mbërritja e forcave RENEA për të bërë të mundur neutralizimin e agresorit të fshehur në pyll.

Kujtojmë se kjo ngjarje duket si një deja-vu e rastit të Kujtim Zhidrut në Elbasan, ku pasi sulmoi me armë policinë dhe terrorizoi banorët e pallatit, u ekzekutua nga Forcat Speciale.