“Kemi ardhur për pensionet, ç’a të bëjmë”, dhjetra të moshuar në radhë te “Posta Shqiptare”, ”maskat i mbajmë në xhep”

338
Sigal

Në një kohë kur numri i të prekurve me Covid 19 prej shumë ditësh qendron rreth 100, dhe viktimat shtohen pas çdo dite, në ambientet jashtë ‘Postës Shqiptare’, janë parë mëngjesin e sotëm dhe jo vetë, qindra qytetarë, kryesisht të moshuar që presin në radhë.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, transmetuar në Fax news, të moshuarit nuk respektojnë asnjë distancë fizike, dhe një pjesë e tyre nuk mbajnë as maska, e cila është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura në vendin tonë, me një akt normativ të qeverisë që kaloi edhe në Kuvend.

‘Kemi ardhur për pensioni, ça të bëjmë, nuk po ruhet distanca, nuk kam qenë këtu nëna, nuk kam qenë, nuk e di”, shprehet një e moshuar.

Ndërkohë që një tjetër i moshuar tregon që maskën e ka në xhep, dhe nuk pranon që të shprehet për kamerën. Shumë prej qytetarëve, mbajnë në duar ndonjë shami letre, ndërkohë që mungesa e parave dhe nevoja për ti marrë pensionet menjëherë, bëjnë që ata të harrojnë rrezikun e Covid.

Vetëm në muajt e parë të pandemisë, pensionistëve iu dërgua pensioni në banesat e tyre, ndërkohë që me rihapjen e vendit, ata janë të detyruar që të presin me orë të tëra në radhë, të grumbulluar, dhe nën temperatura të larta.